• Tue. May 7th, 2024

U bë nënë kur ishte 20 vjeçe/ Rrëfehet Adrola Dushi: Mendoja ta ndërprisja shtatzëninë, jam krenare që s’e kam bërë!

Byadmin

Mar 4, 2023

Modelja e njohur Adrola Dushi u bë nënë kur ishte vetëm 20 vjeçe. Në një rrëfim në mbrëmjen e së premtes në spektaklin, “Në Kurthin e Piter Pan”, Adrola foli për  momentet e para kur mësoi që priste një fëmijë. Pranoi se e kishte menduar edhe të ndërpriste shtatzëninë, megjithatë sot, Adrola e quan të birin një mrekulli dhe thotë se çdo peripeci që mund të ketë kaluar, ia ka vlejtur.

“Po, kam qenë 20 vjeçe kur u bëra nënë. Gjithçka erdhi shumë papritmas, nuk isha aspak gati që ta merrja atë titull në jetën time, që është titulli më i bukur absolutisht. Gati-gati mendoja që ta ndërprisja shtatzëninë time. Ama në jetën time është një mrekulli, djali im Troi, i cili më ka dhënë kuptimin e jetës dhe absolutisht jam shumë krenare për atë fëmijë që kam. Të gjitha peripecitë jo të lehta që unë kalova në atë kohë, i ka shpërblyer të gjitha im bir dhe jam shumë shumë krenare për të”, tha ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *